Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, në kuadër të takimeve që po mbanë në të gjitha rajonet e Kosovës, sot ka zhvilluar takimin përmbyllës me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Prishtinës.
Në këtë takim u diskutua për trafikimin me qenie njerëzore, përdorimi i drogave dhe për parandalimin e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm.
Pjesëmarrës ishin përfaqësuesit e forumeve nga komunat e këtij regjioni, si komuna e Podujevës, Fushë Kosovës, Drenasit, Lipjanit, Obiliqit dhe komuna e Graçanicës.
Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni ka thënë se Kosova ka shënuar asnjë progres në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore.
Sipas ministrit Hyseni, situata me luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore nuk është e njëjta sikurse vitin e kaluar dhe ashtu siç edhe kishte raportuar Departamenti Amerikan i Shtetit.
Hyseni tha se duhet punuar më shumë tek përdorimi i drogës tek të rinjtë e sidomos tek moshat e reja.
Edhe në Prishtinë Hyseni përmendi luftën ndaj terrorizmit, që sipas tij, është situatë për të cilën duhet krenuar.
Lidhur me këtë çështje, ai ka thënë se është bërë një punë e mirë nga institucionet e sigurisë por edhe nga bashkësitë fetare.
Mirëpo ai theksoi se pavarësisht rezultatit të kënaqshëm kjo çështje nuk duhet të neglizhohet sepse siç tha ai “sepse në sulmet terroriste nuk ka garancion, sepse nuk ka indikacione por institutcionet e sigurisë dhe inteligjencës po bëjnë të pamundurën por asgjë nuk siguron që të ketë siguri 100 përqind.