Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për komunën e Podujevës, Ekrem Hyseni u është drejtuar kutive të votimit për të shfrytëzuar të drejtën e tij të votës.
Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë, njofton Klankosova.tv.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë, qenka një ditë e mirë, në mbrëmje do të jetë edhe më e mirë”, u shpreh ai.