Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni priti në takim studentë e Universitetit “Kadri Zeka” të Gjilanit.
Me këtë rast ministri Hyseni i njoftoi studentët për strukturën organizative të Ministrisë së Punëve të Brendshme, punën që MPB dhe agjencitë e saj vartëse bëjnë, dhe foli për rolin që ka Policia e Kosovës në ruajtjen e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ai po ashtu njoftoi studentët që në kuadër të politikave të MPB-së, studentët që kanë interesim të kryejnë profilin bazik iu ofrohet mundësia që këtë ta bëjnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencitë e saj.