Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim zyrtarët, Jari Liukku dhe Roberto Codesal nga Departamenti i Operacioneve të Europolit, të cilët po qëndrojnë në Prishtinë, në kuadër të një projekti të përbashkët me Policinë e Kosovës.
Në këtë takim ministri Hyseni dhe zyrtarët e Europolit biseduan për modalitetet e bashkëpunimit të mëtejmë, duke e vlerësuar bashkëpunimin e frytshëm të deritanishëm mes Policisë së Kosovës dhe Europolit.
Me këtë rast ministri Hyseni theksoi nevojën që menjëherë pas hyrjes në fuqi të rregullativës së re të Europolit, të fillohet hartimi i një draft marrëveshje bashkëpunimi.