Mjeku popullor Hysri Peqani apo i njohur ne publik si ‘Burdushi’ është liruar nga burgu.
Njoftimin për lirimin e tij e bëri avokati mbrojtës, Asdren Hoxha.
Ai shpërndau një fotografi me Burdushin, duke thënë se tashmë është liruar.
Me 8 nëntor 2019, Gjykata Themelore në Prizren e shpalli Burdushin fajtor për mashtrim.
Me këtë rast ai u dënua me një vit burgim dhe gjobë prej 5 mijë eurove, ku edhe iu ndalua ushtrimi i profesionit në kohëzgjatje prej tri vjetësh.
Por Gjykata e Apelit e kishte kthyer në rigjykim rastin e tij, pasi që Gjykata e Prizrenit e kishte shpallur fajtor dhe e kishte dënuar me 1 vit burgim efektiv dhe gjobë 1 mijë e 500 euro.