Fredi Beleri i burgosur në Shqipëri zgjidhet eurodeputet nga Greqia – Rrugët sesi mund të vijojë procesi

Prishtinë | 10 Qer 2024 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

I burgosuri Fredi Beleri, të cilin mbi 237 mijë grekë e votuan të dielën për të qenë anëtar i Parlamentit Evropian, është një ngjarje dhe një rast shumë i rrallë në histori. I dënuar për blerje votash në Shqipëri bëhet anëtar i ligjvënësve të Bashkimit Evropian.

Beleri u rend i katërti mes të votuarve si kandidat në zgjedhjet helene dhe bëhet një prej 21 eurodeputetëve grekë në PE dhe një prej 7 të zgjedhurve nga sigla e Nea Demokracia te Mitsotakis. Beleri nga burgu i Fierit ku ndodhet që prej 12 majit 2023 për blerje votash, e quajti fitoren e tij një triumf të dritës ndaj errësirës.

Zgjedhja e Belerit eurodeputet është një çështje që pritet të shkaktojë edhe më shumë debate në vend. Juridikisht zgjedhja e tij nuk ndikon në procesin penal që i bëhet në Shqipëri. Imunitetin eurodeputetët e kanë vetëm në shtetet anëtarë të Bashkimit Evropian dhe jo në Shqipëri.

Një vendim pafajësie, edhe pse duket e vështirë, nga Apeli do ta vinte Belerin para zgjedhjes, mes Himarës apo postit si eurodeputet. Por një vendim i shpejtë i Gjykatës së Apelit duket se nuk po i interesin Fredi Belerit, Seancat e fundit kanë dështuar pasi avokatët e tij nuk janë paraqitur. Eurodeputetit të ri mbase do t’i interesonte të bëhet një çështje debati në parlamentin e ri evropian.

Të ngjashme