I dënuari me vdekje, arratiset nga një burg indonezian përmes gypave të ujërave të zeza

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Një burrë nga Kina, i cili u dënua me vdekje për kontrabandim të drogës në Indonezi, bëri një arratisje të guximshme javën e kaluar duke ‘gërmuar’ përmes sistemit të ujërave të zeza, njoftoi policia lokale të hënën.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Cai Shangpan i njohur gjithashtu si Cai Ji Fan u burgos në zonën Tangerang në periferi të kryeqytetit Xhakarta, nën akuzat e kontrabandës me metamfetaminë.

Të hënën e kaluar ai u arratis pasi gërmoi një gropë tek qelia e tij, ku më pas kaloi përmes gypave drejt një rruge jashtë burgut, sipas zëdhënësit të policisë së Xhakartës, Yusi Yunus.

Cai e kishte planifikuar këtë arratisje për pesë deri në gjashtë muaj, bazuar në informatat e dhëna nga shoku i tij i qelisë.

Bëhet e ditur se i njëjti ishte dënuar me vdekje në vitin 2017 për kontrabandim të 135 kilogramë të metamfetaminës.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme