I dërgonte mesazhe ofenduese babait të ish-të dashurës, arrestohet gjakovari

Prishtinë | 23 Gus 2020 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Policia në Gjakovë ka arrestuar një person i cili pas një mosmarrëveshje të mëhershme, ka shqetësuar vazhdimisht një tjetër

I dyshuari është arrestuar pasditen e së shtunës, njofton policia në raportin 24 orësh.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të mëhershme ka ngacmuar dhe shqetësuar në vazhdimësi viktimën mashkull kosovar për një kohë të gjatë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Express mëson se i dyshuari kishte dërguar mesazhe ofenduese në drejtim të babait të ish-të dashurës së tij.

Të ngjashme