Futbollisti i njohur Neymar dhe partnerja e tij Bruna Biancardi disa ditë më parë i dhanë fund lidhjes së tyre pak ditë pasi ata u bënë prindër për herë të parë së bashku.
Megjithëse u aludua se problemet mes çiftit mund të zgjidheshin duket se veprimi i fundit i futbollistin përfundoi romancën e tyre të shumëpërfolur.
Ishte gazeta braziliane “Correio Brasiliense” e cila publikoi lajmin tronditës për ndarjen e dyshes, duke pretenduar se braziliani e kishte tradhtuar deri në 92 herë.
“Pas tradhtisë së 92-të, marrëdhënia mes Neymar dhe Bruna Biancardi ka marrë fund. Të dy tashmë po përgatisin një njoftim zyrtar, por ruajnë një marrëdhënie miqësore për hir të vajzës së tyre Mavia”, shkruhej në gazetë.
Megjithatë lajmi për ndarjen e tyre akoma nuk është konfirmuar nga dyshja, ndërsa Biancardi ka fshirë të gjitha fotot me babaine fëmijës së saj në llogarinë e duke konfirmuar njëherë e mirë zërat.
“Mos prisni që një person të ndryshojë nëse nuk sheh problem në atë që po bën”, ka shkruar Bruna.