I dyshuari për dhunë në familje i kërcënon me vrasje familjarët në seancë gjyqësore

Prishtinë | 15 Sht 2021 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Një person në Prishtinë ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje.

Siç bëhet e ditur nga policia, i dyshuari ka shkaktuar në vazhdimësi dhunë në familje, ndërkaq dje gjatë një seance gjyqësore i ka kanosur verbalishtë me vrasje.

I dyshuari për këtë vepër, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites së djeshme gjatë orës 11:00, në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme