I dyshuari për importin e 613 kilogramë kokainë ka udhëtuar 6 herë në Kosovë brenda një muaji

Prishtinë | 10 Mar 2018 | 09:13 | Nga

Donald Lushaj, menaxheri i firmës së bananeve, i cili e importoi kontejnerin nga Kolumbia, ku u zbuluan 613 kilogramë drogë e llojit kokainë me një vlerë prej 180 milionë eurosh, ka udhëtuar në Kosovë 6 herë gjatë muajit janar të këtij viti.

Udhëtimi i tij i parë në Kosovë ka qenë më 2 janar dhe i fundit më 5 shkurt, shkruan sot Koha Ditore.

Nga verifikimet që ka bërë Prokuroria në sistemin TIMS rezulton se Lushaj ka kryer 6 lëvizje në drejtim të pikës së kalimit kufitar të Vërmicës për të hyrë në Kosovë.

Ai ka përdorur 2 automjete. Lëvizja e parë për 2018-ën ka ndodhur ditën e dytë të vitit, më 2 janar. Lëvizjet e tjera brenda janarit janë bërë më datë 13, 21, 22 dhe 26 janar. Sa i përket shkurtit, ai ka lëvizur më datë 5 të atij muaji.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme