Sot në stacionin policor në Lipjan, një qytetar me inicialet A.B., ka dorëzuar një portofol, të gjetur në rrugë.
Brenda në portofol kishte 620 euro dhe dokumente personale.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, me ç’rast ka bërë të ditur se paratë dhe dokumentet i janë kthyer pronarit.