Sot, iu dha lamtumira e fundit Prof. Dr. Ali Gashi, ish-anëtarit të kryesisë qendrore të LDK-së.
Në emër të kryesisë së LDK-së i pranishëm ishte Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri i cili vendosi kurora lulesh.
Profesor Gashi ka dhënë kontribut për arsimimin e shumë gjeneratave si profesor i Universitetit të Prishtinës dhe veqanërisht si veprimtar i LDK-së.
Puna e tij shumëvjeqare e bëjnë profesor Gashin të mbetet kujtim i shumë veprimtarëve të LDK-së, kolegëve dhe shumë studentëve por edhe për historinë e arsimit shqip.
Ngushëllime të gjithë familjarëve dhe qytetarëve të Kosovës, pasi që vendi ynë humbi një profesor të jashtëzakonshëm.