I kërkuan 20 mijë euro që t’i lirojnë vëllanë e rrëmbyer

Prishtinë | 08 Qer 2019 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Policia raporton se dje në Mitrovicë janë arrestuar tre të dyshuar të cilët kishin rrëmbyer një person dhe të njëjtit përmes telefonit vëllait të viktimës i kërkuan 20 mijë euro.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar të cilët  e kishin rrëmbyer viktimën mashkull K/Shqiptar, por për ta liruar atë përmes telefoni vëllait të viktimës ja kishin kërkuar 20.000 (njëzetë mijë) euro”.

“Nga njësitë policore është takuar dhe liruar viktima, kurse pas intervistimit  dy prej të dyshuarve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje dhe i treti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme