Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tri gra në Drenas, meqenëse të njëjtat kanë kërkuar nga një burrë që ta tërhiqte deklaratën që e kishte dhënë për një rast.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.
“Gllogoc 20.05.2021 -19:25 Janë arrestuar tri ( 3) të dyshuarat femra kosovare pasi të njëjtat kishin kërkuar nga viktima mashkull kosovar që ta tërhiqte një deklaratë të cilën ai e kishte dhënë për një rast të më hershëm. Me urdhër të prokurorit të dyshuarat dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.