Më herët u raportuar për një konflikt mes të afërmve në Kamëz, i cili ka përfunduar me plagosje.
A2Cnn raporton se 16-vjeçar ka goditur me thikë xhaxhanë e tij.
Lidhur me motivet, bëhet e ditur se xhaxhai i kishte treguar babait të të miturit se ai konsumonte drogë.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit në lidhje me ngjarjen.