“I love Kosova”, afishe e varur në një hotel në kryeqytetin e Ishujve Faroe (Foto)

Prishtinë | 14 Tet 2018 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Tifozët kosovarë që kanë udhëtuar për në Ishujt Faroe për të përcjell ndeshjen me këtë shtet që zhvillohet sot, kanë përdorur hotelin për të shpalosur një afishe në përkrahje të përfaqësueses.

Në mes të hotelit, tifozët kanë varë afishen me “I love Kosova” që ka kuptimin “E dua Kosovën”.

Është gazetari i sportit, Driton Latifi që ka postuar këtë fotografi në profilin e tij në Facebook.

“Zgjohesh në mëngjes me shetit në qendër të Torshavn dhe has në këtë mbishkrim… zemra mal.
I ka Kosova do djem i ka që e dojnë vërtetë vendin e tyre”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme