I maskuar e nën kërcënim të thikës, grabitet një market në Fushë Kosovë

Prishtinë | 06 Shk 2026 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Një person i maskuar ka kryer një grabitje në një market në Fushë Kosovë, e që raportohet të ketë ndodhur nën kërcënimin e thikës.

Policia raporton se nuk ka të lënduar, por nuk përmend nëse ka të arrestuar.

“Fushë Kosovë / 05.02.2026 – 23:10. Është raportuar se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës kishte kryer grabitje në një market.  Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.

Të ngjashme