Një i mitur nga fshati Breshanc i Suharekës është dërguar dje me urgjencë në emergjencë të kësaj komune, nën dyshimin se ka përdorur substance narkotike.
Si pasojë, për tretman të mëtejshëm, të njëjtin e kanë dërguar në spitalin e Prizrenit.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjete dhe sekuestruar: 1.87 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit Marihuanë, një grinder pajisje për bluarje të substancave narkotike, një pako me letra për mbështjelljen e substancave narkotike, një pako me filtera të cigareve dhe një telefon celular.
Për shkak të gjendjes shëndetësore i dyshuari nuk është intervistuar, ndërsa lënda e rastit me urdhër të prokurorit vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
“Fsh. Breshanc, Suharekë 02.09.2020 – 21:50. Raportohet se i dyshuari i mitur mashkull kosovar ishte dërguar në emergjencë në Suharekë për shkak të dyshimit se kishte përdorë substanca narkotike, si pasoj për tretman të mëtejmë mjekësor ishte dërguar në spitalin rajonal në Prizren. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjete dhe sekuestruar: 1.87 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit Marihuanë, një grinder pajisje për bluarje të substancave narkotike, një pako me letra për mbështjelljen e substancave narkotike, një pako me filtera të cigareve dhe një telefon celular. Për shkak të gjendjes shëndetësore i dyshuari nuk është intervistuar, ndërsa lënda e rastit me urdhër të prokurorit vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të policisë.