Policia në Podujevë ka arrestuar një të mitur në Podujevë, pasi që ka therur me thikë një të mitur tjetër.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhemajl Mustafa” ku viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.