I nxehti kaplon Maqedoninë e Veriut, temperaturat pritet të arrijnë kulmin

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Meteorologët në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë se gjatë kësaj jave do të ketë valë të re të të nxehtit, që vjen nga jugu. Kjo do të shkaktojë rritjen e temperaturave.

Sipas paralajmërimeve, termometri do të regjistrohet prej 31- 35 gradë celsius, ndërsa në pjesën qendrore dhe juglindore të Maqedonisë së Veriut temperaturat do të mbërrijnë rreth 40 gradë.

Më tej theksohet se në disa zona të vendit në orët e pasdites dhe gjatë natës pritet reshje shiu dhe breshër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme