I nxehti tropikal në Japoni, 11 viktima, mbi 5000 persona të shtruar në spital

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Pas sezonit të stërzgjatur me reshje, Japonia, ashtu si dhe pjesa tjetër e botës, është përfshirë nga i nxehti tropikal, si pasojë e të cilit është trefishuar numri i shtrimeve në spital në javën e fundit.

Më të prekurit, bazuar në të dhënat e Agjencisë për Parandalimin e Fatkeqësive, kanë qenë të moshuarit, rreth 53% e numrit të përgjithshëm.

Siç raportojnë mediat, përcjell Dita, 11 viktimat janë nga 11 prefektura të ndryshme të arkipelagut, ndërsa numri i personave të shtruar në spital me simptoma që lidhen me nxehtësinë është 5.665.

Sipas Agjencisë Meteorologjike, sezoni i reshjeve zyrtarisht përfundoi në fillim të javës dhe zgjati 8 ditë më shumë se mesatarja e vendit.

Qyteti i Tokios nga 27 qershori deri në 16 korrik pa më pak se 3 orë diell në ditë.

Në të njëjtën periudhë kryeqyteti regjistroi rekordin e ditëve të njëpasnjëshme me reshje, që u shoqëruan me rritjen e papritur të çmimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme