I pakënaqur me shërbimet, Juniku ndërpret bashkëpunimin me KEDS-in

Prishtinë | 30 Tet 2018 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Junikut përmes një komunikate për opinionin spreh shqetësimin me gjendjen jashtëzakonisht të rëndë të furnizimit me energji elektrike, e cila po vështirëson jetën e qytetarëve, si të ekonomive familjare, të bizneseve dhe jetën normale në përgjithësi.

Kjo gjendje nuk është e tanishme, por është një vazhdimësi e cila po ndodhë tash e një kohë të gjatë në këtë komunë, thekson komunikata. Edhe përkundër premtimeve për përmirësim nga ana e KEDS-IT, gjendja vazhdon të mbetet e rëndë.

Komuna e Junikut i ka ofruar bashkëpunim KEDS-it për çdo aktivitet të tyre deri me tani, por nga sot si pasojë e gjendjes jashtëzakonisht të rëndë energjetike, injorimit të kërkesave të qytetarëve, mungesës së vullnetit dhe gatishmërisë për bashkëpunim me komunën për të zgjidhur situatën e rëndë, e cila ka përfshirë komunën e Junikut me rrethinë, ndërpret çdo lloj bashkëpunimi me të deri në përmirësimin e gjendjes.

Për veprimet e tjera Komuna nuk mban asnjë përgjegjësi, duke pasur parasysh faktin se qytetarët e Komunës së Junikut janë ndër paguesit më të rregullt të energjisë në Kosovë, ku pagesa e faturave shkon mbi 90%, përfundon komunikata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme