Vlera e mbrojtësit të Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmanit, në tregun e transferimeve është dyfishuar, transmeton Gazeta Metro.
Mbrojtësi i Kosovës ka shënuar një progres të madh që në edicionin e tij të parë në Serie A, pas transferimet te Hellas Verona nga Dinamo i Zagrebit.
Në kampionatin italian deri më tani janë zhvilluar 23 ndeshje dhe në të gjitha ndeshjet Rrahmani ka qenë startues dhe i pazëvendësueshëm te skuadra e tij.
Sipas faqes së specializuar për vlerën e futbollistëve në tregun e transferimeve ‘Transfermarkt’, 25 vjeçari tani ka vlerën prej 12 milionë eurove.
Pra, vlera e Amir Rrahmanit është dyfishuar nga 6 milionë sa vlerësohej më parë në 12 milionë tani.