E ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit” të Rudia Dembacajt modelja Kejvina Kthella ka rrëfyer se çfarë ndodhi mes saj dhe Franceska Jaçes ku pas setit fotografik që ato bënë, publiku i personifikoi si motra.
E ngacmuar se çfarë ndodhi me Françeskën sepse tashmë ato as nuk i pëlqejnë postimet e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram.
Kejvina shprehet se tashmë është më mirë që të qëndrojnë larg njëra – tjetrës duke mbajtur një distancë të caktuar sepse kështu do ishte më mirë .
Dukej dhe nga shqetësimi i saj kur u pyet “Se çfarë ndodhi midis tyre” siç duket vajzat do kenë pasur hatërmbetje shumë të forta përderisa kanë vendosur diçka të tillë .