Në plazhin e Zvërnecit në Vlorë mësohet se janë mbytur tre persona.
Bëhet me dije se një djalë nga Maqedonia ka hyrë për të shpëtuar dy vajzat nga Vlora që rrezikonin por është mbytur dhe vetë.
Në plazh është krijuar panik tek pushuesit, raportojnë mediet nga vendi i ngjarjes.
Mbytet 30-vjeçarja në Vlorë, dyshohet edhe për dy viktima të tjera
Një tragjedi raportohet sërish nga Vlora.
Në plazhin e Zvërnecit është nxjerrë e mbytur nga deti një grua 30-vjeçare.
Policia dyshon edhe për dy të tjerë të mbytur, një fëmijë dhe një djalë 20 vjeç. Për momentin nuk dihen më tepër të dhëna rreth ngjarjes.
Më herët gjatë paradites në Vlorë u mbyt në det një djalë 14-vjeç.