Tragjedi në Durrës, fëmija mbytet në një gropë uji

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 13:23 | Nga

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Durrës.

Mësohet se një fëmijë është gjendur i pajetë nga familjarët në Shëna Vlash të Durrësit.

I mituri ishte larguar nga shtëpia pa lejen e prindërve, ndërsa u gjet i pajetë në një gropë uji.

Paraprakisht mësohet se ai është djalë, i moshës 12 vjeçare.

Ndërsa policia e Durrësit po punon për sqarimin e rrethanave.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme