Një person është gjetur i vdekur nga forcat e policisë së Fierit brenda në makinën e tij në aksin rrugor Fier-Lushnjë, gjatë mbrëmjes së të martës.
Gjatë një kontrolli rutinë në automjetin e parkuar në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, policia ka konstatuar pa jetë shtetasin B.K, 38 vjeç, banues në Durrës.
Nga tërësia e veprimeve paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se shtetasi B. K., si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./ A2 CNN