Të dielën në mesnatë, një burrë nga Prishtina ka raportuar Policinë se një person i panjohur i ka hedhur një shishe me derivate të ndezura para derës së lokalit.
Më pas i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet të ketë pasur persona të lënduar gjatë këtij incidenti. Ndërsa rasti mbetet duke u hetuar.