I tepruan 30 milionë euro, LDK-ja kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit

Prishtinë | 28 Jan 2020 | 12:40 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi i Asamblistëve komunalë të LDK-së në Prishtinë, ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën akuzuan kryetarin Shpend Ahmeti për keqqeverisje dhe keqmenaxhim, raporton Ekonomia Online.

Asamblisti i LDK-së në Komunën e Prishtinës, Shefqet Osmani, deklaroi se performanca menaxhuese e Shpend Ahmetit po del të jetë e saktë ashtu siç është analizuar.

Osmani ka ngritur disa shqetësimi, e njëra ndër to siç e quan ai më skandalozja është mosshpenzimi i buxhetit.

“Ne kemi ngritur nga vitin e kaluar shqetësimin rreth performancës menaxhuese të kryetarit Shpend Ahmeti dhe paaftësisë se tij në drejtimin e Komunës se Prishtinës. Në bazë të parashikimeve dhe analizave del të jetë se parashikimi i shpenzimeve në parametrat e projektua po del të jetë i saktë”.

“Në periudhën janar-dhjetor 2019 janë paraqitur të dhëna skandaloze e që me e theksuara është mos shpenzimi i buxhetit. 28 milionë nuk është përfundimtare për vitin 2020. mjetet nga paaftësia e tij kthehen në buxhetin e Republikës së Kosovës.  bazuar në pasqyrat raportuese shkëputur nga Raporti Financiar i Buxhetit të Komunës se Prishtinës kjo tepricë po bëhet në kohën kur komunës po i mungon qeverisje cilësore dhe e përgjegjshme, një qeverisje që punon për qytetarin dhe rregullon mirëqenien e tij. Dështimet e kryetarit dhe qeverise së tij vërehen nga çdo aspekt e veçanërisht në pasqyrat raportuese financiare”, tha ai.

LDK-ja po e akuzon Ahmetin edhe sa i përket planifikimit strategjik dhe urbanizëm.

“Kryetari Ahmeti ka dështuar tërësisht dhe në planifikim strategjik dhe urbanizëm, ku nga 800,000,00 euro planifikim janë shpenzuar vetëm 12% të buxhetit të planifikuar. Shpenzimet kapitale ishin vetëm 32% e jo 40% sic paraqet raporti. Inkasimi i faturimit të mbeturinacenështë realizuar vetëm 47% apo 2.4 milionë euro më pak”, tha ai.

Pas gjithë këtyre dështimeve, sipas LDK-së, Shpend Ahmeti do duhej të jepte dorëheqje dhe të kërkonte falje publike.

“Shpend Ahmetit i ka humbur rruga në oborr. Nëse i ka mbet veç pak moral dhe ndërgjegje, Shpend Ahmeti do të duhet së paku të dorëhiqet nga pozita e kryetarit dhe të kërkojë falje publike”, u shpreh ai.

Komuna e Prishtinës gjatë vitit që lamë pas nuk arriti të shpenzojë rreth 30 milionë euro në investime kapitale.

Të ngjashme