Një burrë nga Gjakova është ankuar në polici pasiqë nga mbrëmja e së enjtes gruaja dhe pesë fëmijët janë zhdukur.
“Fsh. Pjetershan, Gjakovë 21.10.2021 – 23:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën dhe kohën e lartë cekur kur ishte kthyer në shtëpi nuk i kishte gjetur në shtëpi bashkëshorten dhe pesë (5) fëmijët e tij.” thuhej në raportin 24 orësh të policisë.
Tutje ai ka deklaruar se nga ajo kohë nuk ka pasur kontakt me ta dhe nuk din për vendndodhjen e tyre.