Rrëzimi i Qeverisë dhe marrja e vendimit që zgjedhjet nacionale të mbahen me 11 qershor, sigurisht se ka aktivizuar gjithë sferën politike.
Se kush do të jetë udhëheqës e kush do të jetë deputet i vendit, mbetet të shihet në ditët në vazhdim.
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nuredin Ibishi i pyetur lidhur me qëndrimin e tij karshi ndryshimeve që do të vijnë pas zgjedhjeve, ai ka cilësuar se Kuvendi ka nevojë të freskohet.
“Mendoj se sikur LDK-ja edhe partitë e tjera politike duhet të freskohen me kandidatë të rinj por edhe më aktiv”, ka thënë Ibishi për Indeksonline.
Deputeti Iibishi gjithashtu ka cilësuar se është i gatshëm të kandidojë sërish për deputet në Kuvendin e Kosovës.
“Nëse baza deleguese, Nëndega dhe Dega më propozojnë dhe organet udhëheqëse të partisë vendosin se mund të kontribuojë edhe në Legjislaturën e re si kandidatë për deputet të LDK-së, do e pranoj më kënaqësi”, ka përfunduar Ibishi.
Duhet përkujtuar që tashmë është bërë e ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të ketë për kandidat në postin e kryeministrit të parin e partisë, Isa Mustafa, përderisa nuk është bërë e ditur ende nëse ndonjë nga partitë në vend do të jetë në koalicion me ta për këto zgjedhje.