Ibra: Më shumë trofe kam unë se i gjithë MLS bashkë

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi suedez edhe njëherë bie në qendër të vëmendjes me deklaratat e tij.

Zlatan Ibrahimovich po luan sezonin e dytë në MLS me skuadrën e Los Angeles Galaxy.

Superylli suedez që njihet për deklaratat e tij thumbuese dhe këtë herë teksa gazetarët e pyetën nëse po e jap maksimumin për të fituar trofe, ai iu tregoi se i vetëm ka fituar më shumë se skuadrat e tjera amerikane dhe se nuk ndalet asnjëherë duke kërkuar të fitojë më shumë.

“Bëj shumë presion, pasi ky është stili im”, ka thënë fillimisht Ibra për gazetarët.

“Kështu kam vepruar edhe kur kam luajtur me skuadra të mëdha në Evropë, si United, Barcelona apo Juventus”.

“Kjo është natyra ime. E kam thënë më herët se nuk kam ardhur në MLS për të pushuar, por dua të fitoj”.

“Kam fituar 33 tituj në karrierë dhe këto janë më shumë se i gjithë MLS. Kështu që e di se çfarë po bëj, keni besim tek unë”, deklaroi Ibrahimoviq.

Kujtojmë se stinorin e shkuar LA Galaxy nuk ia doli as të kualifikohej në play-off, kurse në këtë stinor synon të fitojë trofeun e MLS.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme