Futbollisti shqiptar i lindur në Suedi që është përcaktuar të luajë për Kosovën, Ibrahim Dresheviq ka marrë sot edhe zyrtarisht lejen e FIFA-s për ta përfaqësuar Kosovën në nivel ndërkombëtarë, konfirmon Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Presidenti Ademi falënderon edhe institucionet shtetërore që përshpejtuan dukshëm procedurat për pajisjen e Ibrahimit me shtetësinë dhe pasaportën e Kosovës, transmeton Klan Kosova.
“Në këtë formë mundësuan që lënda e kompletuar e futbollistit të shqyrtohej me shpejtësi nga FIFA që mori vendimin e pritur. Në këtë formë Dresheviq do të jetë në dispozicion të selektorit Bernard Challandes që nga ndeshjet e shtatorit”.