Ish rektori dhe ish nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Gashi i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai ka thënë se beson në vlerat e PDK-së, ndërsa ka falënderuan Veselin për besimin dhe mundësinë e dhënë që t’i bashkohet kësaj partie të cilën e quajti si parti e intelektualëve, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se mirëpresin ardhjen e Ibrahim Gashi, por edhe intelektualëve të tjerë të cilat, i ka ftuar publikisht që t’i bashkohen kësaj partie.
“Ju bëjë thirrje të gjithë intelektualëve dhe të tjerëve të bashkohen me PDK-në, merrni përgjegjësi dhe mos u leni njerëzve të papërgjegjshëm të udhëheqin me vendin”, tha kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Kurse anëtari më i ri i kësaj partie Ibrahin Gashi tha se është nder të jesh pjesë e Partisë Demokratike.
“Është nderë që jam pjesë e forcës më të madhe politike në Kosovë. Besoj në lidershqipin e PDK-së dhe të Kadri Veselit. Do të mundohem që sado pakë të jap kontributin tim modest për partinë dhe shtetin e Kosovës”, tha Gashi.