Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi, ka bërë me dije se qeveria e re duhet të gjejë një zgjidhje optimale rreth taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe.
Ai ka thënë se pezullimi i taksës mund të ishte një zgjidhje e balancuar.
Sipas tij, kjo do të ndikonte në ruajtjen e marrëdhënieve të mira të Kosovës me SHBA-në dhe BE-në.
Ai ka vlerësuar se aprimi i reciprocitetit me Serbinë do të ishte masë vështirë e aplikueshme në të gjitha aspektet, shkruan Epoka e Re.
Gashi ka theksuar se qeveria e re duhet të ketë objektiva të qarta programore për trajtimin e problemeve që shteti ynë ka përpara në planin ndërkombëtar.