Ibrahim Rexhepi dhe Lavdim Hamiti nderohen me çmimin Vangjush Gambeta për gazetarinë ekonomike

Prishtinë | 16 Nën 2018 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Unioni i Gazetarëve Shqiptar ka ndarë sot për të dhjetën herë çmimin Vangush Gambeta për gazetarinë ekonomike dhe me këtë rast ka çmimin jetësor pos mortum është nderuari gazetari shumëvjeçar Ibrahim Rexhepi ndërsa nga Kosova me çmim është nderuar edhe kryeredaktori i gazetës “Zëri” Lavdim Hamiti.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishin prezent edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryetari i parlamentit shqiptar Gramoz Ruçi dhe ambasadori i Japonisë në Tiranë.

Me çmime janë nderuar edhe gazetarët  Lorina Azo, Eriona Lata, Omer Xhaferi nga Maqedonia,Anila Hoxha, Floriana Lalo dhe gjithashtu post mortum edhe Agron Bala.

Ndarjes së çmimeve i ka parapri një panel kushtuar informalitetit në ekonomi për çka kanë folur  edhe përfaqësuesja e JTI, Zinaida Baboviq e cila theksoi se JTI është krenare qe ka mbështetur çmimet V. Gambeta për gazetaret e ekonomisë për te 10-in vit.

“ Ne falënderojmë zyrtaret e shtetit dhe Unionin e Gazetareve për bashkëpunimin dhe vëmendjen e treguar për këtë fushe te rëndësishme te raportimit ne media. Motivimi ynë p te mbështetur këtë aktivitet është që të inkurajojmë promovimin e transparencës dhe integritetin ne politikat publike”.

Ajo theksoi se lufta kundër tregtisë ilegale dhe ekonomisë gri është një pjese e rëndësishme për ecjen e vendeve te rajonit përpara drejt BE-se. “

Kështu qe do te përfitojmë nga rasti te ftojmë Qeveritë dhe median te promovoje bashkëpunimin ndërkombëtar si dhe te respektojmë marrëveshjet ndërkombëtare – veçanërisht MSA me BE-ne.

“ Sa I takon kësaj, besoj qe jeni ne dijeni qe ne Kosove dhe Shqipëri behet diskriminim/diferencim I akcizës për produktet e importit ndaj atyre te vendit qe bie ndesh me MSA-ne dhe CEFTA”, tha ajo .

Ishte vlerësim i përgjithshëm se  informaliteti do të thotë më pak taksa për qeveritë si dhe që zbatim I ligjit në nivele/mënyra të ndryshme, është ushqim për tregtinë ilegale dhe për korrupsionin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme