Opinionisti Ilir Ibrahimi ka thënë se nuk është i kënaqur me reagimet e opozitës në Kosovë ndaj qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, sipas tij, duhet që partitë opozitare të jenë më të zëshme.
Duke folur për betejën e Kurtit me opozitën, ai ka theksuar se i pari i vendit është duke e dobësuar vet veten sa i përket qeverisjes.
“Opozita me e fuqishme ndaj një partie populiste është vetqeverisja, kjo ka qenë strategjia në të cilën e ka bazuar opozitarizmin e vet edhe partitë opozitare, nuk e mohojnë. Çdo ditë e qëndrimit të Z. Albin Kurti në qeverisje është duke e dëmtuar atë më së shumti”, tha ai në në Klan Kosova.
“Kjo sepse ai ka ardhur në pushtet me premtimet populiste, me premtime te mëdha, në ajër të cilat duke qenë në qeverisje për dy vjet po e sheh se nuk janë shumë të lehta dhe kjo është duke u dëmtuar. Kjo po shihet edhe në sondazhe edhe tek pakënaqësitë e popullatës”, ka thënë Ibrahimi