Qëndrimi i opozitës por edhe i shumë të tjerëve se Kryeministri e gëzon mandatin për vendimarrje, sepse ka fituar shumicën, në aspektin formalo juridik qëndron.
Por nëse kemi të bëjmë me çështje të interesit nacional, nuk mund të abstenosh.
Është e vërtetë, me 14 shkurt partia në pushtet fitoj një shumicë bindëse, si rezultat i një disponimi momental- madje që natën e zgjedhjeve e kam quajtur fitore aksidentale, dhe vazhdoj ta mbaj atë qëndrim.
Por kjo fitore nuk ja ka dhënë kësaj partie të drejtën të vendos për fatin e vendit për dekadat e ardhshme.
Prandaj, jo vetëm partitë opozitare, por edhe elita intelektuale dhe udhëheqëse e vendit e kanë obligim që të ketë qëndrim dhe të marrë pjesë aktive kur jemi dëshmitarë se në javët e muajt në vazhdim vendoset fati i edhe të disa gjeneratave të ardhshme.
Shembulli më i mirë është përfaqsimi i Kosovës në Rambuillet. Rugova si një lider me një votë të fuqishme ( edhe pse vota ishte dhënë në rrethana të okupimit) , pati menqurinë dhe urtësinë për të ndërtuar konsensus, madje duke e dhënë udhëheqjen e përfaqsimit të një person tjetër.