Ekologu Halil Ibrahimi ka thënë se në të shumtën e rasteve hidrocentralet ndërtohen nëpër zona të mbrojtura, zona strikte, si dhe në rajone me vlera të larta të biodiversitetit, duke shkaktuar kësisoj zhdukjen e llojeve të rralla dhe të rëndësishme të bimëve dhe të kafshëve.
Pothuajse në të gjitha rastet ndërtimi i hidrocentraleve në Kosovë, sipas tij, nuk i ka respektuar rregullativat ekzistuese ligjore,shkruan sot gazeta Zeri
Niveli i ndotjes i regjistruar në disa vende në Kosovë është shqetësues viteve të fundit. Kështu ka vlerësuar ekologu Halil Ibrahimi, i cili njëherësh është edhe profesor në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Universitetin e Prishtinës. Gjatë një bisede për gazetën “Zëri” Ibrahimi ka thënë se gjatë dy vjetëve të kaluara në Kosovë, sidomos në kryeqytet, janë regjistruar vlera alarmante të ndotjes së ajrit. Gjatë intervistës profesori universitar ka thënë se Kosova po ballafaqohet me nivel alarmant të ndotjes edhe sa u përket ujërave. Një numër i madh i lumenjve të mëdhenj të Kosovës, siç Ibrahimi është shprehur, janë degraduar nga shfrytëzimi i rërës dhe i zhavorrit.