Ibrahimi: Komunat do të kenë 21 milionë euro më pak buxhet në vitin 2025

Prishtinë | 22 Nën 2024 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, dje deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025, i cili kap vlerën e 3.6 miliardë eurove.

Por, drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, tha se buxheti i Kosovës për vitin e 2025 në bazë të llogaritjeve që i ka bërë AKK-ja, del se  21.8 për qind e buxhetit total të Kosovës do të shkojë nëpër komuna të Kosovës dhe se është më i vogël në krahasim me vitin e kaluar.

“Këtë vit ka qenë 22.4 %, kemi një zvogëlim prej 0.6 %, e cila kur të përkthehet në vlerë monetare del se është më pak prej 21 milionë eurosh. Po të ndahej e njëjta në vitin e ardhshëm komunat do të përfitonin 21 milionë euro më shumë sesa këtë vit. Mirëpo kjo nuk ka ndodhur dhe ka probleme të tjera, kur ndahen mjetet tek ministritë e linjës dhe pastaj ministritë i shpërndajnë ato nëpër komuna”, tha ai për “Info Plus” në RTK.

Ai tha se niveli qendror nuk ka pasur vullnet që ta shtyjë përpara ligjin për financa lokale, ku është akomoduar granti i katërtë. 

“Po të shtyhej aty granti i katër dhe shërbimet sociale, unë mund të theksoj se të gjithë kryetarët do të mbeteshin të kënaqur”, theksoi ai.

Të ngjashme