Ibrahimi: Komunat më të suksesshme se Qeveria, shpenzuan 75 % të buxhetit për investime kapitale

Prishtinë | 05 Jan 2024 | 13:05 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale.

Ai ka thënë viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal.

Ibrahimi ka thënë se komunat kanë treguar rezultate të jashtëzakonshme sa i përket shpenzimeve në investime kapitale, ku sipas tij, nëse krahasohen me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror, diferenca është dyshifrore.

“Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë. Komunat kanë shpenzuar mbi 75 për qind të mjeteve për investime kapitale në vitin 2023 dhe dallimi mes përqindjes mese shpenzimeve të nivelit lokal në krahasim me nivelin qendror dallimi është dy shifrorë”, ka thënë ai.

Ibrahimi në këtë intervistë ka përmendur edhe sfidat me të cilat janë përballur komunat gjatë vitit të kaluar. Përmend mosbashkëpunimin e nivelit qendror me atë lokal. Ai pret përmirësim të bashkëpunimit këtë vit.

“Sfidat kanë qenë që nga fillimi i viti të kaluar, kur Ministria e financave dëshironte të ja merrte komunave mjetet financiare nga të hyrat vetanake në vlerën mbi 100 milion euro. Pastaj ai projektligj u shndërrua në ligj, mirëpo përsëri pati dilema ku u vërejt nga AKK-ja  që rreth 37.5 milion euro niveli qendror dëshironte të ja merrte nivelit lokal nga ato 100 milion euro dhe pas reagimit tonë niveli qendror është bindur që ato mjete financiare duhet ti barten nivelit lokal. Problemi tjetër ka qenë pastaj tatimi në pronë ku me fillim të vitit 2023 niveli qendror në viti 2022 patë bërë rivlerësim e pronave ku faktuarat për vitin 2023 për tatimin n pronë ndaj qytetareve ishin dyfishuar në disa raste ndoshta vlera ka qenë më e madhe se sa e dyfishuar”, ka thënë Ibrahimi.

“Pastaj problemi ishte se niveli qendror fajin ta hedhtë tekë komunat ku disa raste u theksua që kinse komunat e kanë bërë një ngritje të tillë. Pastaj kërkesa e nivelit qëndro që të behej falja deri në 100 euro, ku në mënyrë arbitrare niveli qendrore, përkatësisht Ministria e Financave e amandemantoi ligjin për tatimin në pronën e paluajtshme pa as një konsullt me nivelin lokal dhe aty vendosi nenin 5 ku ja lejonte apo ja mundësohet komunave që të behej një falje deri në 100 euro. Pastaj 23 komunat e Kosovës nuk morën vendime apo nuk i shqyrtuan këto mundësi në Kuvendet Komunale për faljen e tatimit në pronë dhe kjo ishte si një alarm për nivelin qendror që kur të merrni vendime që prekin kompetencat e komunave që prekin buxhetin e komunave patjetër duhet të konsultohemi, sepse ligjet behën për tu zbatuar”, u shpreh ai.

“Neve po besojmë që komunat e kanë dërguar edhe një sinjal shumë të fuqishëm sa i përket bashkëpunimit me nivelin qendror, ku ky bashkëpunim sipas shumicës absolutë të kryetarëve ka qenë nënë çdo nivel. Ky mos bashkëpunim është reflektuar edhe në raportin e progresit të Komisionit Evropian për vitin 2023 ku thuhet që marrëdhëniet mesë nivelit lokal dhe nivelit qendror duhet të përmirësohen, pra nuk ka marrëdhënie të mira”, deklaroi Ibrahimi.

Ibrahimi konsideron se këtë vit, 22 komuna të Kosovës do të kenë mungesë të mjeteve financiare për investime të reja kapitale në raport me vitin e kaluar. Disa prej tyre, do të kenë mungesë deri në 700 mijë euro e disa më pak.

 “Sa i përket buxhetit këtë vit 22 komuna të Kosovës do të kenë mangu mjete financiare për investime të reja kapitale në raport me vitin e kaluar. Do të kemi komuna të cilat do të kenë mangu me 700 mijë euro, me 500 mijë euro, me 400 mijë euro. Mirëpo problemi tjetër është edhe zbatimi i kontratës kolektive. Komunat do të jenë të ballafaquar me shumë probleme këtë vit, ky konstatim është bërë edhe nga kryetarët e komunave në takimin tonë të fundit ku kanë theksuar që viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale”, u shpreh Ibrahimi, teksa kritikoi ligjvënësit për mosbashkëpunim me komunat e Kosovës. Thotë se Kuvendi nuk i dëgjoi kërkesat që nivelit lokal sa i përket buxhetit për vitin 2024.  

“Do të ketë pamundësi që të marrin edhe mjete të reja financiare sepse po thuajse për herë të parë ka ndodhur që ligji i buxhetit për vitin 2024 të miratohet në Parlamentin e Kosovës e që as një projekt i ri të mos merret parasysh nga Parlamenti mese dëgjimit të parë dhe dëgjimit të dytë. Komunat kanë përgatitur dhe kanë propozuar me dhjetëra projekte cilat do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal, sa i përket çerdheve, sa i përket shkollave, mirëpo këto propozime janë mohuar në plotni nga Parlamenti i Kosovës. Komunat kanë konkloduar që ky vit do të jetë një ndër vitet me sfiduese sa i përket investimeve kapitale”, theksoi Ibrahimi.

Të ngjashme