Zlatan Ibrahimovic do të kthehet sot në Milano, ku do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore për ta parë sesi ka vajtur riaftësimi i tij nga lëndimi.
Sulmuesi suedez synon të rikthehet në fushë për Milanin kah mesi i janarit, transmeton Gazeta Express.
E përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport raporton se trajneri i Milanit, Stefano Pioli, e pret 39-vjeçarin në Milanello sot gjatë ditës.
Ai duhet t’i bëjë testet mjekësore së pari, për të parë se si ka vajtur shërbimi i pulpës së këmbës.
Ibrahimovic pritet të rikthehet në fushë në kah mesi i muajit të ardhshëm, në takimin e Milanit me Cagliarin më 18 janar.
Kjo nënkupton se ai, megjithatë, nuk do të mungojë në katër ndeshjet e ardhshme të kuqezinjve, përfshirë kundër Juventusit.