Sulmuesi i Milan, Zlatan Ibrahimovic, për Topin e Artë mendon se është çmim politik.
Topi i Artë është çmimi më i madh për lojtarët në aspektin personal, por në lidhje më këtë çmimi Ibrahimovic ka dyshime.
Në një intervistë për gazetën gjermane ‘Bild’, ai tha se është çmim politik.
“Është një çmim politik, ata duan ‘zotëriun e përsosur’”, ishin fjalët e Ibras në lidhje me Topin e Artë, transmeton lajmi.net.
Sipas tij fakti që nuk e ka fituar asnjëherë këtë çmim, nuk e bënë as lojtar më të mirë apo më të keq.
“Nuk ndryshon asgjë, nuk më bënë më të mirë apo më të keq”, tha ai.
Ibrahimovic asnjëherë nuk është zgjedhur fitues i Topit të Artë, gjithashtu as edhe në mesin e tre lojtarëve më të mirë të sezonit ndër vite.