Veterani i sulmit ka shkëlqyer në fillim të sezonit në kampionatin italian duke i realizuar 7 gola në katër ndeshje, ndërsa e ka edhe një asistim
Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit tetor në Serie A.
Në katër ndeshje të luajtura, Ibra ka arritur t’i shënojë shtatë gola dhe të asistojë një herë, raporton Gazeta Express.
Së bashku me klubin e tij, Milan, janë kryesues të tabelës në Serie A, të cilët prijnë me 16 pikë, dy më shumë se sa vendi i dytë.
Të dielën Milani do ta presë në shtëpi skuadrën e Veronës, ndeshje kjo e xhiros së shtatë.
“Rossoneri” i dhanë fund serisë prej 24 ndeshjesh pa humbje të enjten pas humbjes në shtëpi nga skuadra franceze, Lille me rezultat 0-3.