Ibrahimoviqi do të largohet nga Milani në fund të stinorit

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Zlatan Ibrahimoviq do të largohet nga Milani në fund të stinorit dhe po mendon të nisë karrierë si trajner, ka njoftuar “Sportmediaset” të dielën, transmeton Koha.net.

Ibrahimoviq 38-vjeçar është kthyer te Milani në janar të këtij viti, pasi i skadoi kontrata me LA Galaxyn e SHBA-së.

Mirëpo, sulmuesi është i pakënaqur me situatën te Milani dhe mendon të largohet. Ibrahimoviqi ka mbetur i zemëruar me shkarkimin e drejtorit Zvonimir Boban. Boban ka qenë vendimtar në rikthimin e Ibrës te Milani.

Mësohet se Ibrahimoviq do të largohet nga Milani dhe do të fillojë një karrierë si trajner.

Ibrahimoviq në dhjetë ndeshje me Milanin këtë stinor shënoi katër gola dhe asistoi një tjetër.

Krerët e Milanit po shpresojnë të bindin Ibrahimoviqin që të vazhdojë kontratën edhe për një stinor. Po ashtu krerët e Milanit janë duke biseduar për rinovim të kontratës edhe me Gianluigi Donnarumman e Alessio Romagnolin.

Të ngjashme