Interi ka gati kontratën e re për Icardin, por kjo nuk është duke i pëlqyer sulmuesit argjentinas.
Gazzetta dello Sport raporton se interi ka gati kontratën e re për kapitenin, Mauro Icardi, që do të fitojë afër 8 milionë euro në sezon, por argjentinasi kërkon së paku 9 milionë.
Wanda Nara, gruaja dhe agjentja e Icardit, ka thënë: “ose do të ketë kontratë të re, ose do të largohemi nga Interi”.
Rroga fikse e Icardit pritet të jetë 6.3 milionë dhe me bonuse do të shkojë deri 7.5-8m në vit, diçka që nuk i ka pëlqyer 25 vjeçarit që do 9 milionë euro në sezon, e që do ta bënte atë lojtarin më të paguar në Serie A.