Gruaja dhe agjentja e Mauro Icardit, Wanda, thuhet se kërkon nëntë milionë euro në sezonin për sulmuesin e Interit, për të nënshkruar një kontratë të re.
Argjentinasi është kapiteni i Nerazzurrëve dhe gjithmonë ka treguar gatishmëri dhe dashuri për fanellën e Interit.
Por, Icardi ka një klauzolë lirimi prej 110 milionë euro në kontratën e tij aktuale e cila është e vlefshme për dy javët e para të korrikut.
Kjo klauzolë ka bërë që sulmuesi argjentinas shpeshherë të jetë cak i thashethemeve për një largim nga Giuseppe Meazza.
Klubi italian nuk dëshiron ta largojë atë, por deri tani nuk ka pasur asnjë përparim në një marrëveshje të përmirësuar rinovimi të kontratës.
Sipas mediumit Corriere della Sera, agjentja e Icardit, Wanda, po i kërkon Interit plot nëntë milionë euro në sezon dhe rritjen e klauzolës së lirimit, por jo largimin e saj.
Kjo do të shihte Icardin të dyfishojë pagën e tij aktuale dhe të bëhet një nga lojtarët më të paguar në Serie A, pasi tani mbetet shumë mbrapa në listën e të paguarve.
Sulmuesi dhe agjentja e tij kanë arsye për të kërkuar plotësimin e kushteve, pasi Real Madridi thuhet të jetë i interesuar në aktivizimin e klauzolës së lirimit.