Icardi është larguar nga skuadra e Argjentinës për miqësoret me Rusinë dhe Nigerinë.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Përfaqësuesja e Argjentinës ka bërë të ditur se sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, nuk do t’i bashkohet ekipit të Sampaolit për disa probleme në gju.
“Kapiteni i Interit, Mauro Icardi, është larguar nga skuadra e Argjentinës për miqësoret kundër Rusisë dhe Nigerisë për shkak se ka ndjerë disa dhimbje në gju”, thuhet në njoftim.