Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, rrezikon të mos marrë pjesë në Kupën e Amerikës me Argjentinën këtë verë, sipas mediave italiane.
Sky Sport Italia raporton se Icardi ishte zgjedhja e parë e Lionel Scalonit për ta udhëhequr sulmin e Argjentinës në këtë turne, duke qenë se ai nuk ka marrëdhënie të mira me Sergio Agueron dhe nuk e konsideron Gonzalo Higuainin.
Transmetuesi italian shpjegon se Scaloni do t’i telefonojë Icardit të mërkurën mbrëma për ta pyetur rreth gjendjes së tij fizike.
26-vjeçari ka pesë ndeshje që nuk luan për zikaltrit, që prej iu mor shiriti i kapitenit më 13 shkurt, edhe pse ai mungon për gjoja një lëndim të gjurit.
Icardi e ka shënuar një gol në tetë paraqitje për Argjentinën, ndërsa Kupa e Amerikës do të nisë më 14 qershor në Brazil.